Rritja e sipërfaqeve të ujitshme të tokës/ Dëshmi e transformimit të madh në sektorin bujqësor

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Falë investimeve të qeverisë në këto vite sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga rreth 120 mijë ha që ishte në vitin 2013, në 255 mijë ha në vitin 2020.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi bëri të ditur se rritja e sipërfaqeve të ujitshme të tokës janë dëshmi e transformimit të madh që i kemi bërë sektorit bujqësor. Prandaj, theksoi ai, kemi rritje të prodhimit dhe eksporteve.

Ndërkohë ministri vuri në dukje se po vijojnë investimet në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore edhe në Vaun e Dejës.

Në këtë zonë po punohet për rehabilitimin e kanalit 13 në Shelqet, i cili vadit rreth 450 ha tokë bujqësore dhe u shërben mbi 800 fermerëve të kësaj zone.

Investimi prej rreth 13.7 milionë lekësh i qeverisë shqiptare, tha ai pritet të përfundojë vitin e ardhshëm. Aktualisht janë realizuar një pjesë e mirë e punimeve.

“Falë investimeve që ne kemi bërë në këto vite sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga rreth 120 mijë ha që ishte në vitin 2013 në 255 mijë ha në vitin 2020. Dëshmi kjo e transformimit të madh që i kemi bërë sektorit bujqësor, prandaj kemi rritje të prodhimit dhe eksporteve. Këto të fundit nuk u ndalën as në këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë”, deklaroi Çuçi./a.gjonaj//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.