“Rritet numri i shërbimeve në banesë”/ Brataj: Janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e mirë të kapaciteteve spitalore

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Kreu i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj, gjatë një komunikimi të Komitetit Teknik të Ekspertëve për median bëri sot me dije se numri i thirrjeve vijon të mbetet i njëjtë me një javë më parë, por është rritur numri i vizitave në banesë.

“Vazhdon numri i thirrjeve të jetë stacionare, nuk kemi rritje, numri i vizitave mbetet i lartë 463 thirrje për 24 orë në banesë dhe 46% e tyre përfundojnë në spital”, tha Brataj.

Brataj deklaroi se janë marrë të gjitha masat për krijimin e kapaciteteve spitalore dhe situata është nën kontrollon në të tre strukturat COVID ku vijon të ketë ende kapacitete të lira për trajtimin e pacientëve COVID.

“Janë marrë masa në spitale për krijimin e kapaciteteve ku vijojmë të kemi kapacitet të lira për trajtimin e pacientëve me COVID-19, tani menaxhimi bëhet sa më shpejt në të tre spitalet COVID. Gjithashtu çdo i shëruar do të vijojë të dërgohet me ambulancë në shtëpi edhe pas shërimit”, tha Brataj. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.