Rindërtimi në Durrës/ Intensitet punimesh për riparimin e mjediseve të përbashkëta, 615 pallate shumë më të sigurtë se para tërmetit

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet që po kryhen për rikonstruksionin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Duke ndjekur vijimin e punimeve në ambjentet e përbashkëta të banimit, Kryeministri Rama tha se ato do të jenë shumë më të sigurtë e shumë më të bukur sesa në natën tragjike të 26 nëntorit të shkuar.
“458 pallate në shtatë lote, jo vetëm po meremetohen së brendshmi, por edhe po transformohen në mjediset e brendshme dhe nga pamja e jashtme, bashkë me 157 pallatet të dy loteve të fundit që përfundojnë në fillim të janarit dhe plot 615 pallate gjithsej, do të jenë shumë më të sigurtë e shumë më të bukur se sa në natën tragjike të 26 nëntorit të shkuar”, – tha Rama.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, tha se “jemi në një nga lotet ku po kryhen punimet, janë vendosur skelat përsa i takon pjesës ndërtimore,. Në disa prej pallateve ka përfunduar meremetimi dhe ka filluar procesi i lyerjes”.

Sipas saj, niveli i dëmeve ka qenë jo i madh, kryesisht në muraturë.

Në Durrës vijon puna për riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave të pallateve, me nivel dëmi DS1, DS2, DS3 financuar nga qeveria shqiptare./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.