RIAD, 23 nëntor /ATSH-SPA/ – Mohammed bin Salman bin Abdulaziz, Princi i Kurorës, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, u takua sot këtu me sekretarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Gjatë takimit, ata shqyrtuan marrëdhëniet e miqësisë, fushat e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve dhe mënyrat për t’i forcuar ato.
Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet që po bëhen në lidhje me to.
Takimi u ndoq nga princi Faisal bin Farhan bin Abdullah, ministër i Punëve të Jashtme.
Në të mori pjesë gjithashtu ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arabinë Saudite, John Abizaid./ /os/