RIAD – G20: Frenimi i COVID-19 thelbësor për rimëkëmbjen e ekonomisë globale

RIAD, 23 nëntor /ATSH-ANSA/ – Frenimi i virusit është thelbësor për të mbështetur ekonominë që po preket rëndë nga rritja e rasteve të reja të koronavirusit të ri dhe kufizimet e vendosura në vende të ndryshme për frenimin e tij, njoftoi sot G20 në komunikatën e saj përfundimtare.

“Përballë një rimëkëmbjeje të trazuar, një sistem tregtar shumëpalësh është më i rëndësishëm se kurrë, ashtu si infrastruktura është thelbësore si një nxitëse e rritjes”, vazhdohet në deklaratë.

Liderët e 20 vendeve më të industrializuara theksuan se do të vazhdojnë përpjekjet për të lehtësuar sektorët e udhëtimit dhe turizmit që të rimëkëmben nga pandemia, si edhe të mos kursejnë përpjekjet për qasje të barabartë në vaksina, trajtime dhe diagnostikime për të gjithë, duke iu përgjigjur nevojave financiare për shpërndarjen e vaksinave./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.