TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Bashkia e Pogradecit do të investojë 7.2 milionë lekë, për projektet që lidhin rrugët rurale të kësaj bashkie me rrjetin rrugor kombëtar.
Në strategjinë e zhvillimit të infrastrukturës rurale përfshihen rrugët e fshatit Proptisht deri në përfundimin e rrugës në fshatin Bishnicë.
Rruga që lidh krahinën e Mokrës me rrugën nacionale (Qukës – Qafë Plloçë) si dhe rrugë të tjera rurale gjendja aktuale e të cilave është shumë e amortizuar dhe në kohë reshje shiu dhe bore bëhen edhe të pakalueshme.
Këto akse kalojnë në një terren kodrinor dhe malor dhe kanë në total një gjatësi rreth 28.9 km. /j.p/r.e/