Pakoja postare niset për në Bayreuth, përfundon në… Bejrut!

NUREMBERG, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Pulla postare tregonte se pakoja duhej të shkonte në Universitetin e Bayreuth-it, në qytetin gjerman me të njëjtin emër, por detyrat e shtëpisë së studentit të Drejtësisë përfunduan në Bejrut, në kryeqytetin e Libanit.

“Nuk kemi mundur të kuptojmë se si ndodhi kjo, pavarësisht vlerësimeve intensive”, tha një zëdhënës i Deutsche Post për gazetën “Bild”.

Edhe pse emrat e dy qyteteve kanë të njëjtin tingëllim në mënyrë të ngjashme në gjermanisht, ata nuk janë identikë. Po ashtu nuk është identik as drejtshkrimi i tyre.

Dhe pagesa e postës për një pako të brendshme nuk do të mjaftonte për të dërguar shumicën e dokumentave deri në Liban.

“Pakoja origjinale është për fat të keq ende rrugës për në Liban ose ndoshta në rrugën e kthimit”, shtoi zëdhënësi.

Procesi mund të zgjasë deri në gjashtë javë, por ai sqaroi se kostot postare të studentit do të rimbursohen.

Studenti, të paktën, u tregua i kujdesshëm dhe bëri një kopje të detyrës, të cilën arriti ta dorëzonte personalisht./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.