Letra me pullën historike të 1859-s shitet për 430 000 euro

KOBELNZ, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Një letër, që mbante një nga pullat e hershme të qytetit të Luebeck-ut, nga viti 1859 dhe që u paraqit në ankand të shtunën, në qytetin Wiesbaden, Gjermani, u shit për 430 000 euro (510 000 dollarë).

Sipas shtëpisë së ankandeve “Heinrich Koehler”, që pretendon se është shtëpia më e vjetër e ankandeve të pullave në Gjermani, oferta fillestare për letrën ishte vetëm 80 000 euro.

Një ofrues anonim e bleu letrën historike pas daljes në ankand të pjesëve të koleksionit të pullave të ish-shefit të grupit të supermarketeve “Tengelmann”, Erivan Haub.

“Heinrich Koehler tha, gjithashtu, se një tjetër letër e ashtuquajtur Baden, e vitit1856, që hyri në garë për 100 000 euro, solli 320 000 euro.

Ajo i përkiste dikur mbretit Carol II të Rumanisë, një koleksionist i pasionuar pas pullave.

Kur ai u arratis në megrim, në 1940, mori me vete edhe koleksionin e tij./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.