Kursi nominal efektiv i këmbimit u forcua në tremujorin e tretë të vitit

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Kursi nominal efektiv i këmbimit (KNEK) që llogaritet kundrejt monedhave të pesë partnerëve tregtarë kryesorë (Itali, Greqi, Gjermani, Turqi dhe Kinë), duke përdorur peshat përkatëse në tregti, është forcuar në tremujorin e tretë të këtij viti.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se këto pozita të lekut reflektojnë mbiçmimin e fortë të lekut kundrejt lirës turke.
Mbiçmimi vjetor i lekut kundrejt lirës turke llogaritet mesatarisht rreth 24% në tremujorin e tretë të vitit, kundrejt 11% në gjysmën e parë të tij.
Ndërkohë që mbiçmimi vjetor efektiv (KNEK) rezultoi mesatarisht 2.0% në këtë tremujor, nga 0.7% që ishte në tremujorin e mëparshëm.
Kursi real efektiv i këmbimit (KREK) llogaritet duke faktorizuar edhe normat e inflacionit në vend dhe në vendet partnere. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.