Kursi i këmbimit/ Leku forcon pozitat me dollarin, humb terren lehtë me euron

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan dhe u zhvlerësua lehtë kundrejt monedhës europiane.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 104,22 lekë ose 0,18 lekë më pak se në fundjavë. Ndërsa euro këmbehet me 123,74 lekë ose 0,01 lekë më shumë.
Në pozita të forta me lekun këmbehen sot edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Monedha britanike këmbehet me 139,30 lekë ose 0,84 lekë më shumë se në fundjavë dhe franga zvicerane u forcua me 0,05 lekë duke u kuotuar në vlerën e 114,50 lekëve. /a.a/r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 104.22 -0.18
Euro EUR 123.74 +0.01
Poundi Britanik GBP 139.30 +0.84
Franga Zvicerane CHF 114.50 +0.05
Jeni Japonez (100) JPY 100.48 -0.07
Dollari Australian AUD 76.40 +0.25
Dollari Kanadez CAD 79.85 -0.11
Korona Suedeze SEK 12.13 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 11.58 -0.02
Korona Daneze DKK 16.62 0.00
SDR SDR 148.57 -0.02
Ari(OZ 1) XAU 194423.45 -223.04
Argjend(OZ 1) XAG 2501.28 -22.07
Juani Kinez (onshore) CNY 15.89 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 15.88 -0.02
Lira Turke TRY 13.43 -0.33
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.