TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Kreditimi i ekonomisë vijon të ndjekë trendin e rritjes.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, kreditimi u zgjerua me 4 miliardë lekë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.
Ndërkohë që rritja vjetore e kreditimit shënoi rreth 6.8% dhe kredia e re arriti në rreth 67.5 miliardë lekë, në tremujorin e tretë të vitit 2020.
Sipas BSH-së, në fund të shtatorit 2020, portofoli i huasë, përfshi edhe atë jashtë vendit, arriti në 645 miliardë lekë, ose 5.2 miliardë euro. /a.a/r.e/