Janar-tetor/ U zhdoganuan 35 milionë litra birrë

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Gjatë periudhës janar-tetor janë zhdoganuar 35 milionë litra birrë. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sasia më e lartë e importit të burrës u shënua përgjatë perudhës qershor-gusht.

Gjatë kësaj periudhe, u importuan mesatarisht 6,3 milionë litra birrë. Ndërkohë përgjatë muajve janar, mars dhe prill u shënua edhe vlera më e ulët e importit të birrës, mesatarisht 1.4 milion litra birrë.

Referuar të dhënave, Shqipëria gjatë periudhës 10-mujore importoi 3 milionë litra birrë më pak se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Vitet                                   Sasia në mijë litra
2016                                         27,501
2017                                         34,395
2018                                         35,832
2019                                         38,150
2020                                         35,098

/a.gjonaj/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.