ITALI – Në një muaj, 27 000 infektime me COVID-19 mes mjekëve dhe infermierëve

ROMË, 23 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presioni mbi spitalet në të gjithë Italinë është i tmerrshëm, në vetëm një muaj janë infektuar 27 000 mjekë dhe infermierë, 900 në ditë, tha sot Ëalter Ricciardi, profesor i Higjienës në Universitetin Katolik dhe këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Nëse ky presion vazhdon, jo vetëm që do të bëhet i pamundur trajtimi i pacientëve, por do të shkatërrohet edhe vija e parë e frontit kundër COVID-19″, shtoi këshilltari shëndetësor.

“Prandaj është absolutisht e nevojshme të kufizohet lëvizja sa më shumë që të jetë e mundur dhe të bëhen vetëm gjërat që nevojiten vërtet. Gjithçka tjetër, muajin tjetër, duhet të jetë absolutisht e kufizuar”,këmbënguli ai.

Ricciardi specifikoi se Italia nuk është në një valë të dytë, por në fazën e dytë të valës së parë, sepse, ndryshe nga Kina, në vend nuk u zeruan kurrë rastet e infektimit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.