Inspektimi në Kukës/ Karameta: Mbështetje e përmirësuar financiare dhe logjistike

TIRANË, 23 nëntor /ATSH – I. Vata/ Ekipet e Ministrisë së Drejtësisë po vijojnë inspektimet për sigurinë në burgje dhe zbatimin e masave antiCOVID.

Ekipi i Ministrisë së Drejtësisë u kryesua nga zv.ministri Klajdi Karameta dhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Agim Ismajli gjatë inspektimit në IEVP Kukës.

Karameta ka kërkuan përgjegjësi maksimale për sigurinë në burgje dhe situatën anticovid.

“Trajtimi financiar dhe logjistik i punonjësve të policisë së burgjeve mbetet prioritet bazë i Ministrisë së Drejtësisë. Pandemia në asnjë rast nuk mund të shërbejë si justifikim për uljen e vigjilencës në sistemin penitenciar. Mbështetje për të gjithë punonjësit e stafeve policore dhe civile në këto kohë të vështira pandemie”, tha ai.

Ekipi i Ministrisë se Drejtësisë inspektoi regjimin e brendshme të IEVP-së Kukës. Gjithashtu, ekipi inspektoi mjediset e përbashkëta të të dënuarve, sallën e komunikimit online me familjarët, infermierinë dhe ambientet shëndetësore të burgut Kukës. Në emër të Ministrisë së Drejtësisë, zv.ministri Karameta i garantoi mbështetje strukturave të burgjeve, për mbështetjen e përmirësuar financiare dhe logjistike edhe për vitin 2021-2022.

Ndërsa nga ana e tij, Drejtori i IEVP Kukës tha se aktualisht janë 40 të burgosur. “Kushtet higjieno-sanitare kanë qenë në nivelin e duhur po ashtu edhe dezinfektimi është bërë në të gjitha mjediset dhe masat antiCOVID po ndiqen me përgjegjësi të lartë nga stafi i burgut Kukës”, u shpreh ai. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.