FRANCË – Sarkozy përballet me akuza për korrupsion

PARIS, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy pritet të përballet sot me akuza për korrupsion dhe ndikim te akuza.

Në vitin 2014 dyshohent se ishte përpjekur të merrte sekrete hetimore nga një avokat në Gjykatën e Kasacionit.

Avokati i tij, Thierry Herzog, është gjithashtu i akuzuar për këtë çështje.

Nëse akuzat provohen, të dy mund të përballen me 10 vjet burg.

Gjyqi në Paris, i cili zgjat deri më 10 dhjetor, konsiderohet i pashembullt në historinë moderne franceze, pasi do të jetë hera e parë që një president do të shkojë në gjykatë që të përballet me akuza të tilla.

Në vitin 2011, paraardhësi në detyrë i Sarkozy, Jacques Chirac, u dënua me dy vjet pezullim për përvetësim dhe shkelje të besimit gjatë kohës së tij si kryetar i bashkisë së Parisit.

Megjithatë, Shirak nuk u paraqit në gjykatë për shkak të problemeve shëndetësore.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.