Dyfishohet sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore, nga 120 mijë ha në 2013 në 255 në 2020

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga 120 mijë ha që ishte në vitin 2013 në 255 mijë ha në vitin 2020, një nga plot dëshmitë kuptimplota të rilindjes që vazhdon edhe në bujqësi.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama i cili ndau një video me investimet në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore në Vaun e Dejës.
Rama tha se në Vaun e Dejës po punohet për hapjen e kanalit kryesor që do të ujisë rreth 450 ha tokë bujqësore, duke zgjidhur hallin shumëvjeçar për fermerëve e kësaj zone.
“Mirëmëngjes dhe me Vaun e Dejës, pjesë e investimeve që vijojnë në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore, ku po punohet për hapjen e kanalit kryesor që do të ujisë rreth 450 ha tokë bujqësore, duke zgjidhur hallin shumëvjeçar për fermerëve e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama./m.m//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.