COVID-19 – ECDC: Masat kufizuese gjermane mund të mos mjaftojnë

STOKHOLM, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Bllokimi i pjesshëm në fuqi në Gjermani mund të mos mjaftojë për të zvogëluar numrin e infektimeve me COVID-19 deri në Krishtlindje, sipas Autoritetit të Kontrollit të Sëmundjeve të Bashkimit Europian.

“Janë nëntë vende ku parashikojmë që masat aktuale nuk do të jenë të mjaftueshme për të shkaktuar një rënie të incidencës së rasteve të konfirmuara”, deklaroi në një raport Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), me qendër në Stokholm.

Megjithatë, ECDC parashikon se, nëse popullatat e nëntë vendeve do të ktheheshin në sjelljen e fillimit të prillit, do të ketë ulje të infektimeve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.