BULLGARI – Angelov propozon zgjatjen e urgjencës epidemike

SOFJE, 23 nëntor /ATSH-BTA/ – Ministri bullgar i Shëndetësisë, Kostadin Angelov sugjeroi sot zgjatjen e gjendjes së urgjencës epidemike deri më 31 mars 2021, si edhe masa më të ashpra antiCOVID-19.

“Masat priten të diskutohen nga qeveria të mërkurën dhe të hyjnë në fuqi nga e premtja, 27 nëntor”, tha ai.

Ministri Angelov i zbuloi masat gjatë një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, pas një takimi pune me kryeministrin Bojko Borissov dhe Task Force-n COVID-19.

Masat e propozuara përfshijnë ndalimin e ngjarjeve sportive, konferencave, garave dhe festave private, ekskursioneve, zgjatja e mbylljes së diskove dhe klubeve të natës, mbyllja e të gjitha dyqaneve jothelbësore, përfshirë qendrat tregtare, me përjashtim të farmacive, postave, furnitorëve etj.

Angelov tha se pavarësisht se sa i përgatitur është sistemi i kujdesit shëndetësor, ai nuk mund të përballojë dot një presion të tillë.

Sipas Kryeinspektorit Shëndetësor të Shtetit, Angel Kounchev, numri i personave të shtruar në spital, si edhe i atyre që kanë nevojë për kujdes intensive po rritet./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.