BRUKSEL, 23 nëntor /ATSH-ANSA/ – Pas diskutimeve teknike të kësaj fundjave, negociatat online me David Frost dhe ekipet tona do të vazhdojnë, shkruan negociatori kryesor i BE për Brexit Michel Barnier në Twitter.
”Koha është e shkurtër dhe duhet të vendosim piketat për të mirën e të dy palëve”, shtoi ai.
”Ka akoma dallime thelbësore, por ne vazhdojmë të punojmë shumë për një marrëveshje ku shpresojmë të arrijmë më të mirën”, përfundoi mesazhi i Barnier. /os/