TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Albert Mullai merr drejtimin e Akademisë së Forcave të Armatosura.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila tha se Mullait iu besua një detyrë shumë e rëndësishme, teksa i ka uruar dhe suksese në detyrë.
“Gjeneral brigade Albert Mullait i është besuar drejtimi i një prej strukturave më të rëndësishme të FA, Akademisë së Forcave të Armatosura. Suksese në detyrën e re komandant Mullai!” – shprehet Xhaçka.
“Ju dhe çdo efektiv, pedagog dhe student i AFA keni gjithë mbështetjen tonë, për të çuar përpara një prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen e ushtrisë shqiptare”, thekson Xhaçka. /a.a/r.e/