Aktivet e sistemit bankar u rritën me 1.57 trilionë lekë në fund të shtatorit

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Zgjerimi i depozitave bankare të publikut dhe gjallërimi që solli hapja e ekonomisë, kanë ndikuar në rritjen e sistemit bankar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i aktiveve në sistemin bankar arriti vlerën totale 1.57 trilionë lekë, ose 12.6 miliardë euro, në fund të shtatorit 2020.

Ndërkohë që në tremujorin e tretë të këtij viti, totali i aseteve të sistemit bankar u zgjerua me 25 miliardë lekë të tjera, ndërsa krahasuar me një vit më parë, rritja është rreth 106 miliardë lekë, ose 6.3%.

Aktivet e sektorit bankar zënë këtë vit rreth 99% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, (PBB) nga rreth 87% që përbënin në fund të vitit 2019. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.