​124 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 19 në gjendje më të rëndë

PRISHTINË, 23 nëntor /ATSH/ 124 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali bëjnë të ditur se 3 pacientë janë në respirator dhe 101 janë në oksigjeno-terapi. Ndërsa 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 124 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në respirator, 101 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërsa, gjatë fundjavës në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 515 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 43 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshme.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.