Obama dhe O’Farrell mes 100 autorëve më të mirë të NYT

ROMË, 22 nëntor /ATSH-ANSA/ – Fundi i vitit po afron dhe klasifikimet janë drejt fundit.

Ndër më të priturit, ai i 100 librave më të mirë të vitit 2020 të zgjedhur nga ”New York Times” Book Review, mes fakteve dhe trillimit, bien në sy libri me kujtime i Barack Obamas “A promised land”, i cili sapo ka dalë në treg dhe menjëherë bestseller.

Shumë tituj kanë dalë apo sapo kanë mbërritur në tregje si ”In the sign of the eel” i Patrik Svensson, laureat i një çmimi prestigjioz.

“Hamnet” nga Maggie O’Farrell, fituese e Çmimit të Grave për Fiction 2020, historia e djalit të Shekspirit i cili vdiq nga murtaja në moshën 11 vjeç, gjithashtu ndodhet nëpër librari.

Lista përfshin gjithashtu “The mirror and the light” nga Hilary Mantel, fituese e çmimit ”Man Booker”, publikuar dy herë në Ital./ /ec/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.