5G, tre në pesë telefona do të kushtojnë më pak

NJU JORK, 22 nëntor /ATSH-ANSA/ – Në vitin 2022, dërgesat e telefonave inteligjentë 5G do të arrijnë në 549,3 milionë njësi dhe, nga këto, tre në pesë (60%) do të kushtojnë më pak se 600 dollarë, sipas analistëve të ”Abi Research”.

Sipas analistwve, zhvillimi dhe futja në treg e telefonave më të larmishëm dhe më të lirë do të jetë nxitësi kryesor për miratimin e 5G pas vitit 2021.

“Shumë kompani udhëheqëse do të hyjnë më thellë në këtë segment të tregut duke demokratizuar me shpejtësi përvojën 5G dhe duke krijuar një ekosistem më të gjerë,” shpjegojnë studiuesit.

Rënia e ndjeshme e çmimeve të telefonave inteligjentë 5G do të ndikojë në fundin e lartë të tregut duke çuar në ngopje të shpejtë dhe kolaps të rritjes së të ardhurave dhe marzheve të mundshme./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.