TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Bashkia Tepelenë po investon për rindërtimin e rezervuarit të Dukajt, që për më shumë se 30 vjet ishte jashtë funksionit.
Kjo vepër e re mundëson vaditjen e një sipërfaqe prej 350 hektarë tokë bujqësore, në Memaliaj dhe Tepelenë .
Kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi u shpreh se ky është një investim i rëndësishëm në sistemin e vaditje kulimit, që i vjen në ndihmë fermerëve për zhvillimin e aktivitetit bujqësor.
Kjo është vepra e katërt publike në këtë sektor, pasi Bashkia Tepelenë ka përfunduar tashmë realizimin e tre investimeve të reja në sistemin e ujitje kullimit
“Premtuam një vit më parë përgjatë takimeve tona me qytetarët një seri veprash e punësh publike, të cilat padyshim kanë impakt të drejtpërdrejt në zhvillimin bujqësor, blegtoral, në fuqizimin e ekonomisë familjare për çdo banorë”- u shpreh Peçi.
Me kapacitet prej ofro 9 milion meter kub ujë, ky rezervuar do të jetë gati në vitin e ardhshëm në funksion të tokave bujqësore që shtrihen në zonë, në ndihmë të kultivimit të kulturave të ndryshme, çka sjellë edhe mundësinë e rritjes së prodhimit dhe shitjes për fermerët e zonës.