Sipërfaqet e parqeve kombëtare janë zgjeruar ndër vite, atraksione turistike gjithëvjetore

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Parqet kombëtare në Shqipëri janë kthyer në të preferuarat e turistëve vendas dhe të huaj pasi vendi ynë ka një turizëm gjithëvjetor ku përveç bukurive bregdetare ka një peizazh dhe klimë mjaft të mirë e cila i ofron vizitorëve komoditetin e eksplorimit të vendeve të ndryshme.

Thethi, Pisha e Divjakës, Lura, Bredhi i Drenovës dhe Llogora si sot 54 vite më parë më 21 nëntor të 1966 janë shpallur Park Kombëtar.
“54 vjet Park Kombëtar;Thethi, Pisha e Divjakës, Lura, Bredhi i Drenovës dhe Llogora. Me VKM nr.96, datë 21.11.1966, shpallen Park Kombëtar. Ndër vite sipërfaqet e tyre janë zgjeruar dhe ne përpiqemi çdo ditë për mbrojtjen e tyre nga veprimet e dëmshme”, shprehet ministri Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Këto vende i ofrojnë turistëve mundësi eksplorimi duke bërë ecje në shtigjet që këto vende ofrojnë.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.