Përfundoi kursin në Rojën Bregdetare të SHBA-së/ Lejtnant Andi Gjeci kthehet të shërbejë në FA

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Një tjetër ushtarak rikthehet të shërbejë në Forcat e Armatosura, më i kualifikuar dhe më i arsimuar.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, solli shembullin e Lejtnant Andi Gjeci, i cili përfundoi Kursin Detar të Oficerit në Rojën Bregdetare të SHBA, në Yorktown, Virginia.
Lejtnant Gjeci mori njohuri shtesë për operacionet e kërkim-shpëtimit, bordingun, sigurinë detare, rregulloret dhe ligjet në operacionet detare, komandimi dhe kontrolli gjatë krizave ndërkombëtare etj.
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje që i hapin rrugën e trajnimit në SHBA kadetëve shqiptarë.
/m.m/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.