Parashikimi i motit, e shtunë 21 nëntor 2020

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Dita e shtunë parashikohet të ketë mot kryesisht të  vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu me intensitet të ulët në zonat malore dhe në jug të vendit. Në verilindje dhe juglindje në lartësinë mbi 1000 metra reshje të herëpashershme në formën e dëbores me intensitet të ulët, të cilat do të mbeten prezente deri në orët e mëngjesit të ditës së diel.

Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit përgjatë luginave.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës në veriperëndim dhe përgjatë zonave luginore në veri ( kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë) erë e vrullëshme  15-20m/sek.   Deti i forcës 1-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/13 Re
Kukës 0/8 Re shi
Lezhë 1/13 Re
Dibër -2/7 Re shi
Durrës 5/15 Re
Tiranë 5/15 Re
Elbasan 3/16 Re
Berat 0/16 Re
Vlorë 6/15 Re shi
Korcë -3/9 Re shi
Gjirokastër -2/14 Re shi
Sarandë 5/15 Re shi

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.