Numri i viktimave të COVID-19/Basha: Rama dy ditë për t’u përgjigjur, në përpjekje për të manipuluar faktet

TIRANË, 21 nëntor /ATSH – I. Vata/ Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se pas denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të COVID-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur në përpjekje për të manipuluar faktet.

Sipas Bashës, kryeministri Rama po përpiqet të manipulojë faktet.

“Pas denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të COVID-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë”, shprehet Basha.

“E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë”, tha Basha. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.