TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Dibër të Madhe, për të marrë pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të ‘Kongresit të Dibrës’, Kongres i cili ishte pikënisje e kryengritjeve mbarëkombëtare për liri dhe pavarësi.
“Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës”, u shpreh Meta.
Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të institucioneve të larta qendrore e vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.
/m.m/j.p/