Kosovë, 12 mijë e 220 raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 21 nëntor/ATSH/ Situata e pandemisë e shkaktuar nga Covid-19 është rënduar dukshëm në Kosovë. Ditëve të fundit numri i rasteve ditore me koronavirus ka shkuar pothuajse në 1 mijë.

Po ashtu edhe numri i viktimave është rritur. Vetëm gjatë ditës së djeshme 11 persona humben jetën nga ky virus, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 885 raste.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 32 mijë e 877, 19 mijë e 772 prej tyre janë shëruar, kurse raste aktive janë 12 mijë e 220.

“Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.