ITALI – 34 767 dhe 692 viktima nga COVID-19

ROMË, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ – Italia raportoi sot 34 767 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, rreth 2 500 më pak se dje, duke e çuar totalin e tyre në 1 380 531.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, rritja e viktimave është 692, për një total prej 49 261 që nga fillimi i urgjencës.

Shtimi i numrit të pacientëve të pranuar në kujdesin intensiv COVID-19 po ngadalësohet, gjithashtu, me vetëm 10 persona të shtruar në pavijonet e reanimacionit në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e tyre në 3 758.

Aktualisht, pozitivë janë 791 746 persona, 14 570 më shumë në një ditë më parë.

Në nivel rajonal, është ende Lombardia ajo që regjistron rritjen më të lartë, me 8 853 raste në 24 orët e fundit, rreth 400 më pak se dje, e ndjekur nga Veneto (+3 567), Campania (+3 554), Piemonte (+2.886), Emilia Romana (+2 723) dhe Lazio (+2 658)./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.