FOTO/ 54 vite nga shpallja e Thethit Park Kombëtar, perla natyrore e Shqipërisë

TIRANË, 21 nëntor /ATSH – I. Vata/ Sot, 54 vite nga shpallja e Thethit Park Kombëtar, zakonet, traditat, mitologjia me heronj dhe zana janë ato që ende e përfaqësojnë këtë mrekulli natyrore të fshehur mes malesh.

Parku Kombëtar i Thethit është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve vendas dhe kryesisht të huaj dhe është konsideruar një nga perlat turistike të turizmit malor në Shqipëri.

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qendrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Namuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje.

Zakone, tradita, mitologji me heronj dhe zana janë ato që ende e përfaqësojnë këtë mrekulli natyrore të fshehur mes malesh.

Me vendim të qeverisë asaj kohë në vitin 1966 zona malore e Thethit me sipërfaqe 2630 ha, nga e cila 1680 ha pyje dhe pjesa tjetër kullota dhe sipërfaqe shkëmbore, shpallet “Park Kombëtar”.

Parku Kombëtar i Thethit ka një hidrografi shumë të pasur alpine me rreth 80 burime ujore si rrallë kund, po ashtu ujëvarat e Thethit janë një tjetër mrekulli natyore si Ujëvara e Grunasit, Ujëvara e Gjeçajve, apo Kanioni i Grunasit, Syri i Kaltër, Vaskat e Gurit etj, cilët gëzojnë statusin “Monument Natyre”.

Trashëgimia kulturore dhe historike është një tjetër aset i jashtëzakonshëm që ja shton vlerat këtij parku  për këtë, qeveria në 2017 ka miratuar shpalljen e fhsatit Theth “Qendër Historike e Mbrojtur”.

Vlerat e larta natyrore të florës dhe faunës, janë në një larmishmëri, ku, vlen të përmenden bimët enedemike

Fauna e parkut është e pasur dhe e larmishme, ka rreth 20 lloje gjitarësh, 50 lloje shpendësh folenizues, afro 10 lloje zvarranikësh dhe rreth 8 lloje amfibësh.

Por, sa ka ndryshuar parku që nga dita 21 nëntori i vitit 1966?

Kanë ndryshuar shumë gjëra aq edhe sa kanë mbetur të njëjta në të njëjtën kohë. Bumi i madh i ndryshimeve ndodhi pas viteve ’90 ku u duk se fshati do të shpopullarizohet dhe braktiset kopmplet, arriti aq sa me gishtat e njërës dorë mund të numëroje banorët e një fshati, sidomos gjatë periudhës së dimrit.

Sot, dhjetëra të rinj janë kthyer nga emigracioni, kanë investuar dhe po zhvillojnë turizëm të mirëfilltë. Ajo që ndër shekuj është përcjellë si vlerë, mikpritja, sot ju sjell edhe të ardhurat kryesore.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.