Falënderime për profesoreshë Najada Çomon në ditën e lindjes/ Rama: Profesionalizëm i admirueshëm në kohë të jashtëzakonshme

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama i ka uruar sot ditëlindjen profesoreshës Najada Çomo, e cila tashmë prej muajsh punon në frontin e parë të përballjes me pandeminë.
“Në ditën e lindjes i uroj çdo të mirë dhe e falenderoj me zemër profesoreshë Najada Çomon, për përkushtimin, seriozitetin, durimin dhe sigurisht, profesionializmin, që u shfaqën kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë një herë në shekull!”, u shpreh Rama.
Edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu uroi sot Profesoreshë Najada Çomon, në ditën e saj të lindjes.
Në urimin e saj ministrja Manastirliu falënderon Profesoreshë Çomon për punën e saj në krye të vijës së parë të frontit, në një prej betejave më të vështira.
“Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, Profesoreshë Najada Çomo  meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës”, shprehet Manastirliu.
Ministrja thekson se “fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit, në një prej betejave më të vështira më të cilat është përballur ndonjëherë shëndetësia dhe shoqëria shqiptare”.
/k.s/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.