Elizabeth II dhe Philip festojnë 73-vjetorin e… martesës!

LONDËR, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ – Asnjë çift mbretëror nuk ka qenë kurrë së bashku kaq gjatë, mes një historie martese të trazuar, por sigurisht edhe të lumtur, shkruhet në revistën ”Vanity Fair”.

Mbretëresha Elizabeth II dhe Philip, Duka i Edimburgut festojnë 73 vjet martesë.

Ishte 2 nëntor 1947, dita e dasmës së tyre, e festuar në Abacinë solemne të Westminsterit në Londër.

Ajo ishte një princeshë 21-vjeçare, ai një oficer marine 26-vjeçar.

Kishin kaluar dy vjet nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, kur çifti vajti në altar.

Ceremonia u ndoq nga të gjitha shtëpitë mbretërore në botë, mijëra njerëz dolën në rrugët dhe sheshet e Londrës për të parë çiftin e ri mbretëror dhe për herë të parë ceremonia u regjistrua dhe transmetua në kanalet BBC.

Ajo është tani 94, ai është 99 vjeç.

Elizabeth gjithmonë fliste për Filipin me shumë dashuri duke filluar të gjitha fjalitë me “bashkëshorti im dhe unë”.

Mbretëresha e zënë me jetën zyrtare, Filipi i zënë me edukimin e fëmijëve të tij.

Ai ishte i shqetësuar, i vendosur, i athët, ajo e kujdesshme, e rreptë dhe e vendosur.

Së bashku ata vizituan çdo cep të ish-kolonive dhe më gjerë, takuan udhëheqësit më të rëndësishëm në planet, morën pjesë në çdo lloj inaugurimi.

Ajo është besnike e kostumeve në tonet pastel, ai shpesh me uniformë të plotë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.