BM – Stabilizohet kurba e infektimeve me COVID-19, por mbi 20 mijë raste në 24 orë

LONDËR, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kurba e valës së dytë të COVID-19 po stabilizohet në Britaninë e Madhe pas dy javëve kufizimi të plotë kombëtar në Angli, sipas të dhënave të publikuara në konferencën e përditshme mbi zhvillimet e pandemisë organizuar në Downing Street nga ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, me profesor Jonathan Van-Tam dhe Stephen Powis, këshilltarë mjekësorë të qeverisë së Boris Johnson.

Sipas këtyre të dhënave gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 252 infektime të reja nga 23 000 një ditë më parë, me 511 të vdekur nga 501 një ditë më parë.

Gjatë kësaj kohe, numri total i testimeve ditore ka arritur në rreth 400 000, një rekord europian absolut.

Ndërkohë numri i të vdekurve të regjistruar që prej fillimit të pandemisë, ka kaluar pragun e 54 000 personave, më i larti në Europë në shifra absolute, por më i ulët krahasuar me Spanjën dhe Belgjikën dhe shumë pranë Italisë në raport me popullsisë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.