“Ta ngjyrosim botën blu”/ Meta: Mision dhe detyrim për të gjithë mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të fëmijëve

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Institucioni i Presidentit, është solidarizuar sot në mbështetje të fushatës globale “Ta ngjyrosim botën blu”.

Në kuadër të kësaj dite Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se, “është mision dhe detyrim për të gjithë ne të garantojmë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, për t’u krijuar çdo mundësi, që të rriten të shëndetshëm e të sigurtë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre shumëngjyrëshe në Atdheun e përbashkët”.

“E ardhmja europiane e Shqipërisë varet shumë nga cilësia e fëmijërisë së tyre”, ka theksuar Meta.

Meta ka publikuar edhe një video ku shfaqet institucioni i Presidencës i ndriçuar me ngjyrën blu.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.