SHBA – Rekord i ri ditor, mbi 187 000 raste me COVID-19

NJU JORK, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – SHBA regjistroi sot një numër tjetër rekord rastesh të reja me COVID-19 brenda një dite, ndërkohë që vendi është mbërthyer nga vala e tretë dhe më e madhe e pandemisë.

Të dhënat e lëshuara nga Universiteti “Johns Hopkins” treguan se 187 833 infektime u raportuan një ditë më parë.

Shifra tejkalon rekordin e fundit ditor me + 10 000 raste.

Shtrimet në spital janë, gjithashtu, në nivele rekord, që ka çuar në stërmundimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor.

SHBA.-ja, që ka një popullsi prej rreth 330 milionë banorë, ka parë shumë më tepër vdekje dhe raste se çdo komb tjetër, duke regjistruar më shumë se 252 500 viktima dhe 11,7 milionë raste infektimi që nga fillimi i pandemisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.