Reja për ”La Repubblica”: Shqiptarët më duan deri sa të mbush të tetëdhjetat

ROMË, 20 nëntor /ATSH/ – Edy Reja ia doli përsëri, shkruan Francesco Carci për gazetën italiane ”La Repubblica”.

”Tekniku nga Gorizia, 75 vjeç dhe specialist në promovimin e futbollistëve përsëritur veten me kombëtaren shqiptare, me të cilën ai ka qenë trajner që nga prilli 2019 (përvoja e parë me një kombëtare përveç një skuadre klubi), duke udhëhequr Shqiponjat në Ligën B të Ligës së Kombeve pas fitores vendimtare 3-2 kundër Bjellorusisë.

Kjo është fitorja e njëmbëdhjetë e një trajneri që nuk është lodhur kurrë të bëjë punën e tij… Në prill 2019, thirrja nga Shqipëria, në vështirësi pas përvojës së shkëlqyeshme pesëvjeçare me Gianni De Biasin, rezultatet e të cilit nuk u përsëritën nga pasardhësi i tij, Christian Panucci.

Sfida u pranua nga Reja dhe qëllimi i parë u arrit menjëherë, me kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve. Por, më e mira është ende për të ardhur.

“Ne shkuam përtej pritjeve. Ne ishim në vështirësi të mëdha sepse, në mes të Covid-19 dhe dëmtimeve, vetëm 23 nga 36 lojtarët u thirrën. Ishte një arritje që vlen dyfish, kush mund ta kishte pritur?”, thotë Reja.

“Problemi i madh është se nuk ka asnjë lojtar të vetëm në Shqipëri, ata janë të gjithë ”zviceranë”, ”francezë” ose ”holandezë”. Duhet të shkosh për peshkim dhe nuk është për të qeshur. Është Broja, i lindur në 2001, i cili luan me Vitesse dhe është shumë interesant. Unë gjithashtu bëra debutimin e Çepeles, një ish-mbrojtës 17-vjeçar i Interit, i cili tani luan në Bundesliga 2 me Hannover. Ne kemi shumë lojtarë të rinj dhe qëllimi është t’i bëjmë ata të rriten”, thekson Reja.

“Sapo mbërrita, presidenti i FSHF më kërkoi që të përgatitem sa më mirë për Kampionatin Europian 2024. Fillimisht unë qesha dhe u përgjigja se nuk mund ta bëj këtë punë derisa të jem 80 vjeç, por për sa kohë që jam i kthjellët unë vazhdoj këtë projekt që më pëlqen. Tashmë ekziston një shkollë futbolli, atëherë ne do të fillojmë kurse për trajnerë shqiptarë, trajnerë atletikë dhe mjekë sportivë. Qëllimi është të zhvillojmë talentet e reja. Covid-19 na ka pak ngadalësuar, por ne do vazhdojmë”, thotë ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.