Rakacolli: Akt i paprecedent, Basha i papërgjegjshëm, të dhënat raportohen me përgjegjësi të plotë

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prof. Mira Rakacolli, në një lidhje direkte në Report TV e ka quajtur të papërgjegjshëm kryetarin e opozitës Basha dhe se akuzat e tij kanë tejkaluar çdo cak njerëzor.

Rakacolli siguroi se Ministria e Shëndetësisë të gjitha raportimet i bën me përgjegjësi bazuar në të dhënat që mjekët me përgjegjësi kanë sjellë.

“Të flasësh me papërgjegjshmëri për fshehje të numrave të vdekjeve, ndërkohë që mjekët po luftojnë me një armik të padukshëm, që po u shërbejnë qytetarëve, është një gjë e paprecedent, e pamenduar, ka tejkaluar përtej çdo caku njerëzor”, – nënvizoi Rakacolli.

Zv/ministrja Rakacolli tha se, “Ministria e Shëndetësisë të gjitha raportimet i ka bërë me përgjegjësi të plotë mbi bazë të të dhënave që mjekët kanë shkruar me shumë përgjegjësi në dokumentet shoqëruese të pacientëve që kanë humbur jetën”. /k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.