Prej një viti merr bonus qiraje/ Familja e Izetit në Farkë do të presë Vitin e ri në banesën e re


TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Familja e Izetit në Farkë, që trajtohet me bonus qiraje prej një viti, së shpejti do të kthehet në shtëpi për të pritur Vitin e Ri.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ishin sot në Farkë, ku panë nga afër ecurinë e punimeve në ndërtimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti.

Veliaj tha se “nga mënyra se si janë ndërtuar në vite këto lagje, nuk ka mënyrë që të kalojë makina nga rruga kryesore deri te shtëpia dhe çdo gjë transportohet në këmbë”.

“Në raste shumë ekstreme kur banesa është në majë të malit dhe e bëjnë transportin me mushka, është më mirë kur ne e bëjmë pagesën ‘kesh’ me dakordësinë e banorëve”, tha Veliaj.

Në këtë mënyrë ai theksoi se “banorët marrin kohën e tyre për ndërtimin, ndërkohë që një pjesë e madhe asistohet nga bashkia me inxhinierë dhe supervizorë”.

Veliaj tha se kjo familje ka përfituar prej 11 muajsh bonusin e qirasë dhe jeton në Kinostudio. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.