Polakëve u kërkohet t’i kalojnë Krishtlindjet në shtëpi për shkak të Covid-19

VARSHAVË, 20 nëntor /ATSH-PAP/ – Polakët duhet t’i kalojnë Krishtlindjet vetëm në shoqërinë e të dashurve të tyre, tha sot Ministria polake e Shëndetësisë duke paralajmëruar kundër një lirimi tepër të shpejtë të kufizimeve të pandemisë.

Në një intervistë për gazetën “Super Express”, ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski duket se shoi shpresat e polakëve që kërkonin të shijonin Krishtlindjet me familjet e tyre dhe me miqtë.

“Edhe nëse numri i rasteve zvogëlohet shpejt, heqja e kufizimeve do të ishte e parakohshme”, tha ai.

“Fatkeqësisht, këto Krishtlindje do t’i ngjajnë Pashkëve të këtij viti, të cilat ne i festuam vetmë në shoqërinë e të dashurve tanë”, shtoi Niedzielski.

Në intervistën e botuar sot, Niedzielski shtoi se periudha e pushimeve dhe shembulli i Republikës Çeke, ku rregulloret e bllokimit u hoqën shpejt na dha mësimin që një lehtësim shumë i shpejtë përkthehet në një numër të lartë të pacientëve.

Ministri gjithashtu shtoi se probabiliteti i futjes së një karantine kombëtare është akoma i lartë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.