Parashikimi i motit, e premte 20 nëntor 2020

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte në vend përgjithësisht do të mbizotërojë moti i qëndrueshëm.

Parashikohet mot i kthjellët me kalime vranësirash të pakta në relievet malore. Përgjatë luginave në orët e mesditës do të mbetet mjegulla e mjegullina lokale.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Era fiton intensitet dhe bëhet e fortë dhe intensive duke filluar nga orët e pasdites dhe kryesisht zonën e Veriperëndimit dhe shpejtësi që arrin deri në 20-25m-s.

Deti do të jetë i forcës 1-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/16 Diell
Kukës 2/10 Diell
Lezhë 4/17 Diell
Dibër 2/10 Diell
Durrës 7/19 Diell
Tiranë 7/19 Diell
Elbasan 4/20 Diell
Berat 3/20 Diell
Vlorë 7/20 Diell
Korçë 0/10 Diell
Gjirokastër 0/16 Diell
Sarandë 5/19 Diell

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.