MOTO GP – Portugalia, stacioni i fundit për këtë sezon

MILANO, 20 nëntor /ATSH-AA/ – Gara e 14-të dhe e fundit e sezonit në Kampionatin Botëror MotoGP do të mbahet në Portugali.

Raundet kualifikuese të garës do të bëhen në pistën ”Algarve”.

Ndërkaq, gara me 25 xhiro do të nisë të dielën, 22 nëntor, në orën 15:00.

Piloti spanjoll i ekipit Suzuki Ecstar, Joan Mir, siguroi titullin javën e kaluar.

Renditja në klasifikimin e pilotëve para garës së fundit është si më poshtë:

1. Joan Mir (Spanjë): 171 pikë

2. Franco Morbidelli (Itali): 142

3. Alex Rins (Spanjë): 138

4. Maverick Vinales (Spanjë): 127

5. Fabio Quartararo (Francë): 125     /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.