TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i uroi sot ditëlindjen kryeinfermieres se spitalit Infektiv, Merita Sefa.
“Siç bën çdo ditë prej thuajse 9 muajsh, edhe sot në ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, forca dhe e infermierëve të infektivit, është në vijën e parë të përballjes me armikun e padukshëm COVID-19”, shprehet Manastirliu.
Ministrja Manastirliu shprehet se “Rita, siç e thërrasin të gjithë, i shërben pacientëve të prekur nga COVID-19 me energji të pashtershme e profesionalizëm të lartë”.
“Jam krenare për shpirtin e sakrificës dhe forcën e kryeinfermieres së spitalit Infektiv, simbol i njerëzve të punës, ashtu si të gjithë mjekët, infermierët, stafet e urgjencës, farmacistët, sanitaret e palodhura në të gjitha strukturat tona, që meritojnë veçse mirënjohje, teksa janë në shërbim ditë-natë, në misionin fisnik për të shpëtuar jetë”, – tha Manastriliu./k.s/r.e/