LISBONË – Portugalia zgjat gjendjen e urgjencës shëndetësore

LISBONË, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Gjendja e urgjencës shëndetësore, në fuqi në Portugali që nga 9 nëntori, u zgjat sot deri më 8 dhjetor dhe madje pritet të zgjatet edhe përtej kësaj date, ndërsa qeveria ende nuk ka specifikuar masat që do të aplikohen nga e marta.

Presidenti i Republikës, konservatori Marcelo Rebelo de Sousa, njoftoi në mbrëmje se kishte nënshkruar një dekret të ri për krijimin e gjendjes së jashtëzakonshme për një periudhë prej 15 ditësh, maksimumi i parashikuar nga ligji portugez.

“Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për aq kohë sa është e nevojshme për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit, që mund të arrijë kulmin e saj në Portugali midis fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit, por që mund të pasohet ndoshta nga një valë e tretë në janar ose shkurt”, tha ai në një adresim televizive.

Qeveria socialiste u takua në fund të ditës së sotme në një këshill të jashtëzakonshëm të ministrave, që do të vendoste për kufizimet shëndetësore të lidhura me gjendjen e jashtëzakonshme.

Masat që do të zbatohen nga e marta e ardhshme do të zbulohen të shtunën dhe mund të përfshijnë një ndarje të vendit në disa nivele kufizimesh, në varësi të ashpërsisë së situatës epidemiologjike. / /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.