TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot pas deklaratës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se Kosova ka 5 milionë shqiptarë.
“Ti s’ke vetëm thjesht problem numrash”, iu drejtua Balla kreut të PD-së, “por ngaqë thua vetëm gënjeshtra, gënjen dhe për të vërtetat”.
“Lulëzim, nga “sqarimi” i rrejshëm i mbrëmshëm për rolin tënd në dosjet kundër UÇK, qoftë mohimi i dëshmisë së Milaim Bellanicës apo i dëshmive të tjera nga luftëtarët e UÇK, do mbahet mend vetëm se, sipas teje, Kosova ka 5 milionë shqiptarë. Sa do doja të ishte e vërtetë”, tha Balla. /m.m/j.p/r.e/