IATA: Kompanitë ajrore nevojë për 70-80 miliardë dollarë ndihma

PARIS, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Kompanitë ajrore do të kenë nevojë për 70-80 miliardë dollarë ndihma shtesë nga ana e qeverive për t’i mbijetuar krizës së COVID-19, që ka shkatërruar të ardhurat e tyre, deklaroi Alexandre de Juniac, drejtor i përgjithshëm i shoqërisë kombëtare të transportit ajror (IATA), për gazetën franceze “La Tribune”.

Sektori ka marrë tashmë 160 miliardë dollarë ndihma nga ana e qeverive, por muajt e ardhshëm, nevojat e industrisë duhet të vlerësohen me 70-80 miliardë dollarë ndihma shtesë, ndryshe kompanitë nuk do të mund të mbijetojnë”, theksoi Juniac në kuadër të një fjalim me rastin e “Paris Air Forum”, një takim, i dedikuar për transportin ajror, i organizuar në internet duke nisur nga sot./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.