BERLIN, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Një anëtar i lartë i ekstremit të djathtë, ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) kërkoi ndjesë në parlament, pasi anëtarët e partisë së tij lejuan kritikët e kufizimeve të koronavirusit të hynin në ndërtesë për të sulmuar ligjvënësit.
Alexander Gauland, një anëtar themelues i AfD dhe udhëheqës i përfaqësuesve të saj në Bundestag, pranoi se sjellja e ishte e paqytetëruar dhe e papranueshme.
“Unë kërkoj falje për këtë”, tha Gauland në një debat të veçantë parlamentar.
Katër vetë hynë në ndërtesën parlamentare, përpara një votimi mbi ndryshimet legjislative që forcojnë fuqitë e qeverisë në pandemi.
Ata ishin ftuar nga deputetët e AfD-së.
Disa u përpoqën të hynin në zyrat e ligjvënësve.
Ata gjithashtu ngacmuan dhe filmuan politikanë, përfshirë ministrin e Ekonomisë, Peter Altmaier./ /os/