FOTOGALERI/ Atmosferë festive në rrugët e kryeqytetit, bashkia zbukuron qytetin me dritat shumëngjyrëshe

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndjehet në kryeqytet. Sheshi “Skënderbej”, godinat pranë tij dhe në rrugët kryesore të Tiranës, janë mbushur plot me drita dhe me zbukurime duke sjellë edhe pak lumturi në ditë të vështira, të mbushura me shqetësimin nga pandemia e koronavirusit.

Bashkia e Tiranës është kujdesur deri në detaje për atmosferën festive. Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kanë zgjedhur që të ruajnë një kujtim nga zbukurimet e shumta.

Falë kujdesit të bashkisë, Tirana këto vite ka “pushtuar” edhe mediet e huaja për atmosferën festive.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.